Misioni i Milanit deri në pushimet para botërorit është të mos humbasë 5 ndeshjet, 1 në Ligën e Kampioneve dhe 4 në Seria A.
Por ndërkohë një lajm i mirë vjen për Piolin. Zlatan Ibrahimovic do të jetë gati për të luajtur.
Numrat e bëjnë Ibrën një kampion të jashtëzakonshëm. Ai vazhdon të stërvitet dhe puna për rikuperimin e gjurit pas operacioni është drejt fundit.
Suedezi mendohet të jetë gati për të hyrë në fushën e lojës në janar 2023. Sipas mjekëve dhe fizioterapistëve fiziku i Ibrës do të jetë gati brenda çdo parametri dhe lojtari mund të jetë në dispiozicion të skuadrës dhe trajnerit Pioli në fillim të vitit të ardhshëm.
Nga ana tjetër presidenti Scaroni tha se përtej bilancit pozitiv të klubit, nëse arrijnë gjysmë miliardi euro të ardhura vjetore do të siguronin qëndrueshmëri financiare afatgjatë.
Kjo është edhe ëndrra e Milanit për t’u kthyer në një klub me skuadër të madhe. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, por pronarët RedBird janë ambiciozë.