Alves kthehet sërish

Futboll

Alves kthehet sërish

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:13
Alves kthehet sërish

Dani Alves është atraksioni i madh i kësaj jave në stërvitjen e filialit të Barcelonës, të drejtuar nga meksikani Rafa Márquez. Braziliani 39-vjeçar kënaqet, stërvitet dhe mëson lojtarët e Barça B, ndërsa qëndron në formë të mirë në rast se Tite vendos ta përfshijë në kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës.

Anësori e përfundoi sezonin me Pumas dhe klubi i tij aktual i dha leje të stërvitej me filialin e Barcelonës për të mos humbur tonin fizik. Alves dhe Márquez ishin në ekipin e parë të Barcelonës në sezonet 2008-2009 dhe 2009-2010, në të cilët së bashku fituan 2 tituj La Liga, 1 Champions League, 1 Kupë Mbreti, 1 Superkupë Spanjolle, 1 Superkupë Evropiane dhe 1 Botëror për Klubet.

Pikërisht këtë të premte, Rafael Puente është prezantuar si trajneri i ri i Pumasit dhe ka treguar se e ka në plane Dani Alves për sezonin e ardhshëm: “Dani Alves është konsideruar për këtë projekt, ai ka kontratë, por ne nuk kemi folur ende. Do të flasim më vonë me të dhe bashkëlojtarët e tij për fillimin e një projekti ndryshe”.

Ashtu si Puente, nënkryetari sportiv i Pumas, Miguel Mejía Barón, foli për rëndësinë që do të ketë Alves në projektin e ri të ekipit: “Dani Alves është një djalë shembullor, me ndikim dhe profesionist.

Ai ka një kontratë me ne dhe po e presim këtu. Kam besim se Rafael do të mund të përfitojë nga Dani, ai do të na lërë shumë gjëra si shkollë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat