Sfida Valencia-Barcelona është gjithmonë një nga ndeshjet e shkëlqyera në La Liga dhe kjo e shtunë në “Mestalla Stadium” nuk do të jetë përjashtim.
Në prag të kësaj ndeshje, ish-trajneri i Valencias, Albert Selades në një intervistë të gjatë për “AS” ka folur edhe për Xavi Hernandez.
Ai ka deklaruar se pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve, trajneri i Barcelonës po bën një punë të mirë në kampionat. Ndër të tjera, megjithëse vlerësoi punën dhe përvojën e menaxherit Rino Gatuzo, Celades u shpreh se Barcelona është një skuadër madhështore dhe do të luftojë me gjithçka.
“Është e vërtetë që në Champions League nuk e ka pasur atë paraqitje, por është përballur edhe me skuadra shumë të mira. Por, për mua, Barcelonës i pëlqen mënyra se si luajnë, çfarë bëjnë.
Përveç kësaj, ata kanë një trajner që e njeh klubin në mënyrë të përsosur, filozofinë e lojës që duan ta bëjnë atje. Gjithçka është çështje kohe, mendoj se Çavi po bën një punë shumë të mirë në La Liga”, shtoi ai.
“Barcelona është një skuadër madhështore e cila është përforcuar super mirë këtë sezon në përpjekje për të luftuar për gjithçka. Është gjithmonë e vështirë të përballesh me Barcelonën, megjithëse Gatuzo ka bërë një punë të mirë me Valencian”, përfundoi Selades.