Mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar, prej kohësh është duke u monitoruar nga klubet e mëdha evropiane.
Por, siç raportojnë mediat italiane, mesfushori francez është cak i gjigantit të Serie A, Juventus.
Torinezët janë duke menduar të përforcojnë mesfushën, dhe Aouar shihet lojtar ideal për këtë repart të ‘Zonjës së Vjetër’.
Drejtuesit e Juvës do të provojnë që francezin ta sjellin në Torino qysh në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra italiane nuk do ta ketë lehtë ta bëjë të vetin yllin e Lyonit pasi për të në garë janë edhe disa skuadra tjera evropiane.