Mbrojtësi i Chelseat, Reece James po e vazhdon rikuperimin nga lëndimi që e pësoi në fitoren 2:0 kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.
James e lëndoi gjurin gjatë ndeshjes në “San Siro” dhe u detyrua që ta lë fushën, ku në vend të tij hyri mbrojtësi Cezar Azpilicueta.
Raportohej se James do të jetë jashtë fushave për javë të tëra, ku në rrezik mund të jetë edhe paraqitja në Kampionatin Botëror “Katar 2022” me Anglinë.
Tani, James ka treguar se si po kalon rikuperimi i tij, ku tha se nuk ka dhimbje por se nuk dëshiron që t’i përshpejtojë gjërat pasi që do të paraqiste rrezik të madh për të.
“Po mundohem të jem pozitiv. Nuk jam i sigurt se sa gjatë do të më duhet të rikuperohem nga ky lëndim. Unë nuk kam dhimbje. Por, nëse mundohem që t’i përshpejtojë gjërat, do të ishte rrezik për mua”, tha James.
“Po mundohem çdo ditë që të përmirësohem dhe ti bëjë gjërat në rregull dhe të kthehem në formë sa më shpejtë që është e mundur”, shtoi më tej ylli anglez.
Këtë sezon, Reece James ka arritur të bëjë 11 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, duke regjistruar dy gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.