Barcelona raportohet së është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Chelseat, N`Golo Kante.
Reprezentuesi francez aktualisht po rikuperohet nga lëndimi i pësuar kohë më parë.
Klubi katalonas, sipas mediave spanjolle, synon të transferojë Kante-n në afatin kalimtar të janarit.
Kontrata e francezit me ‘Blutë’ e Londrës skadon në muajin qershor, por lojtari gjatë dimrit që po vjen mund të bëhet me klub të ri.
‘Blaugranat’ thuhet se tashmë janë duke e përgatitur ofertën për francezin, i cili shihet si pasues i Sergio Busqutes, ky i fundit në fund të sezonit do të largohet nga ‘Camp Nou’ për të nisur një aventurë të re në MLS.