Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Trepçës ’89, në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Malisheva ka treguar lojë shumë të mirë në 45 minutat e dytë duke e demoluar rivalin.
Për kryetrajnerin e Malishevës, Sami Sermaxhaj, është fitorja më bindëse prej se ka marrë timonin e kësaj skuadre.
Golat i realizuan: Ronald Sobowale (59’), Fatmir Rexhaj (61’ – autogol), Alban Shillova (84’), Behar Maliqi (90’).
Malisheva renditet në vend të gjashtë me 15 pikë dhe Trepça ’89 në të nëntin me 11 sosh.