Ferizaj shmang humbje në minutën e fundit por mbetet i ngujuar edhe më tej në fund të renditjes së elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizajasit ndahen baras (1:1) me Drenicën e Skenderaj, në takimin e javës së 14-të, që u luajt prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton në Ferizajt.
Në minutën e 37-të, Agim Zeka kalon në epërsi Drenicën, i cili nga rreth 11-12 realizon.
Në fund të takimit, në minutën e 87-të, Gentrit Halili me zgjuarsinë e tij, ka barazuar rezultatin 1:1.
Drenica është në vend të pestë me 17 pikë dhe Ferizaj në fund të renditjes me 9 sosh.
Është pika e parë për trajnerin kroat që udhëheq Ferizajn, Andrej Panadiç.