Manchester City nuk lejon të befasohet nga Leicester Cityt.
City ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Leicester Cityt, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “King Power”.
Mysafirët arritën golin e fitores duke iu falënderuar eurogolit të futbollistit belg Kevin de Bruyne, i cili nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra shënoi në këndin e epërm të djathtë pikërisht në minutën e 49-të.
Pas javës së 14-të, Manchester City kryeson me 29 pikë ka një ndeshje dhe një pikë më shumë se Arsenali dhe Leicester është i 17-ti me 11 sosh.