Trepça ’89 pësoi humbje të thellë 4-0 në udhëtim te Malisheva.
Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
Trajneri i ’89-shit, Shpëtim Idrizi tha se në ndeshjen e sotme nuk funksionoi asgjë.
Gjithashtu, Idrizi thekosi se në pjesën e dytë lojtarët e tij ishin të papërgjegjshëm.
“Të them të drejtën jo vetëm mbrojtja, por nuk funksionoi asgjë. Pjesa e parë ishte e barazpeshuar dhe ishim pak më mirë se Malisheva. Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.
Nuk shfrytëzuam një mundësi që kishim me Gashin dhe më pas asgjë nuk shkoi mirë për ne. Në pjesën e dytë lojtarët ishin të papërgjegjshëm. Malisheva ka lojtarë me eksperiencë dhe shfrytëzuan rastet”, ka thënë Idrizi pas ndeshjes.