Kosova e Dusseldorfit synon fitoren e radhës, kurrë më afër vendit të dytë

Futboll

Kosova e Dusseldorfit synon fitoren e radhës, kurrë më afër vendit të dytë

Nga: K. G. Më: 29 tetor 2022 Në ora: 17:34
Kosova e Dusseldorfit

Kosova e Dusseldorfit synon nesër fitoren e radhës në Bezirksliga,

Djelmoshat kuqezi do të ndeshen me ekipin e VfL Benrath, në kuadër të javës së 12-të.  

Kosova është favorite karshi rivalit.

VfL Benrath është në pozitën e 11-të me 13 pikë, ndërsa Kosova aktualisht në të katërtin me 21 pikë dhe një pikë e një ndeshje me pak se vendi i tretë Verein der Sportfreunde 1920 Nievenheim.

“Ndeshja e 12 në Bezirksliga na sjellë përballë VfL Benrath.

Pas fitores në ndeshjen e kaluar ekipi ynë ka sytë nga ndeshja e radhës ku në rast fitoreje ekipi ynë ngritet në pozitën e dytë në tabelë dhe vazhdon përpara për synimin tonë.

Atmosfera në ekip është mëse e mirë dhe djelmoshat janë shumë të motivuar që çdo ndeshje të kthehen me 3 pikë për të arritur synimin tonë dhe për të vazhduar para.

Andaj ne ju bëjmë thirrje secilit prej jush të merrni pjesë dhe të mbështetni ekipin tonë ,ata të cilët po na bëjnë krenarë qdo të diele,ju mirëpresim.

VfL Benrath - Fc Kosova Düsseldorf 15:30
Adresa: Karl-Hohmann-Straße 70,40597 Düsseldorf”,
njofton FC Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat