Brighton ka shkaktuar senzacion në javën e 14-të të Premier League,
Skuadra e Brighton-it i jep leksion Chelseat, duke e mposhtur me rezultat 4:1.
Në fakt Chelsea e mund vetveten duke shënuar dy autogola.
Për Brighton realizuan Trossard (5'), Loftus-Cheek (14'), Chalobah (42') e Gross (90+2’) dhe për Chelsean Havertz (48').
Futbollisti shqiptar, Armando Broja, u paraqit nga minuta e 79-të, por nuk patën forcë ta përmbysin rezultatin e Brighton-it.
Brighton është në vend të 7-të me 18 pikë e Chelsea në të pestin me 21 sosh.