Eliminimi në Champions peshon jo pak te Atletico e Madridit, që pasditen e sotme është mposhtur me rezultatin 3-2 në transfertën ndaj Cadiz.
Një sfidë vërtetë dramatike ajo e sotmja, që prodhoi 4 gola në 20 minutat e fundit, por në fund ishin vendasit ata që festuan.
Cadiz mori avantazhin që në minutën e parë me anë të Bongonda dhe dyfishoi shifrat në të 91-tën me anë të Fernandez. Megjithatë Los Colchoneros rihapën takimin falë një autogoli në të 85-ën dhe rikthyen baraspeshën me Joao Felix në të 89-ën.
Por pikërisht kur të besuarit e Simeones ishin hedhur në sulm për të shënuar golin e fitores, ishin sërish vendasit që shënuan në të 99-ën me anë të Sobrinos, duke vulosur suksesin 3-2.