Vllaznia ndahet në paqe me Erzenin

Futboll

Vllaznia ndahet në paqe me Erzenin

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 19:36
Vllaznia ndahet në paqe me Erzenin

Vllaznia-Erzeni e kanë mbyllur në paqe takimin e raundit të 10-të të Superiores.

Ishte Aralica ai i cili gjeti i pari rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 54’ dhe duke u dhënë avantazhin vendasve. Teksa Mala dyfishoi rezultatin për Vllazninë me golin e realizuar në minutën e 65’. Nga Erzeni rrugën drejt rrjetës e gjeti Patrick Nonato  në minutën e 75’, ndërsa në minutën e 90+9’ Kahrimanovic i dhuroi barazimin miqve.

Pas kësaj jave Vllaznia renditet në vend të 3-të me 15 pikë, ndërsa Erzeni në vend të dytë me 16 pikë.

Teuta vazhdon të vuajë, ndërsa është mundur në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Laçi. Durrsakët nuk po mund të bëjnë dot kthesën dhe si rezultat qëndrojnë të fundit në renditjen e Superiores.

Kurbinasit morën 3 pikët nga përballja e raundit të 10-të, ndërsa sfida u vendos nga Spahiu që realizoi golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 66’.

Pas ndeshjes në “Niko Dovana” Teuta renditet në vend të fundit me 7 pikë, teksa Laçi qëndron në vend të nëntë me 11 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat