Barcelona arrin tre pikë nga stadiumi “de Mestalla”, duke fituar me rezultat 0:1 ndaj Valencisë.
Një ndeshje e luftuar deri në fund dhe me raste, por minuta e 90+3 vulosi fituesin.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka realizuar në minutën e 90+3. Ai nga afërsia fërfëlloi topin në rrjetë falë asistimit të Raphinhas.
Valencia pati përkrahjen e madhe të tifozëve, ku në stadiumin ishin të pranishëm 46007 shikues, por kjo nuk i mjaftoi, të pafat në çastet e fundit..
Në minutën e 90+6, pati kacafytje mes futbollistëve por shpejt u qetësua gjakrat.
Pas javës 12-të në kampionatin spanjoll, Barcelona renditet në vend të parë me 31 pikë, sa ka edhe Reali dhe Valencia renditet në të dhjetin me 15.