Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Torinos, trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli edhe për kontratën e tij dhe rinovimin e negociatave me klubin “kuqezi”.
Pioli theksoi se përpara se të bëhet rinovimi i kontratës mes palëve, duhet të bëhet rinovimi i premtimeve.
“Mbeten vetëm për të rinovuar premtimet.
Nuk e di nëse do të jetë pas një ose dy muajsh, por nuk do të jetë problem. Po njihemi më mirë dhe e dimë se kemi ende shumë sfida për të përballuar së bashku”-tha tekniku.