Tri ndeshje u zhvilluan në Ligën e Parë, dominuan skuadrat vendase

Futboll

Tri ndeshje u zhvilluan në Ligën e Parë, dominuan skuadrat vendase

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 00:08
Tri ndeshje u zhvilluan në Ligën e Parë, dominuan skuadrat vendase

Ka vazhduar Liga e Parë e Kosovës në futboll me tri ndeshje në program të xhiros së 12-të. 

Një ndeshje i takoi Grupit A, ndërsa dy të tjera u zhvilluan në Grupin B, shkruan Gazeta Olle.

Skuadrat vendase arritën t’i arkëtojnë pikët e plota, duke mos pranuar asnjë gol.

Në Grupin A, Istogu shënoi fitore të pastër nga Lirisë me rezutat 2-0, duke u ngjitur tashmë në vendin e dytë në tabelë.

Në Grupin B, 2 Korriku ka mposhtur Vllazninë në derbin e mbijetesës, me rezultat 2-0.

Fitore të madhe për tu larguar nga fundi i tabelës mori edhe Arbëria, e cila mposhti Ramiz Sadikun me rezultat minimal 1-0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat