Rikthehen momentet e panikut në futbollin ukrainas. Ndeshja e kampionatit midis Shakhtar Donjetsk dhe Oleksandria u pezullua për rreth një orë për shkak të një sulmi ajror nga forcat ruse në qytetin e Lviv.
Sipas raportimeve nga shtypi vendas, në momentin që rezultati ishte 1-0 për Oleksandrian, kur kishin mbetur edhe 5 minuta në pjesën e parë, u ndez alarmi që ftoi dy skuadra të kthehen menjëherë në dhomat e zhveshjes.
Pamjet në dhomat e zhveshjes janë bërë virale në rrjetet sociale.
Drejtuesit e Federatës së Futbollit kanë rifilluar masat maksimale sigurie, stadiume të zbrazëta dhe një sistem alarmi që aktivizohet me rrezikun më të vogël.
Pasi u shua alarmi, ndeshja rifilloi dhe përfundoi me rezultatin 2-2.