Dy çështje që duhet të zgjidhë Milani

Futboll

Dy çështje që duhet të zgjidhë Milani

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 11:17
Dy çështje që duhet të zgjidhë Milani

Milani po tenton prej kohësh të rinovojë jo vetëm me Rafael Leaon. Një tjetër futbollist shumë i rëndësishëm për trajnerin Stefano Pioli është edhe Ismaël Bennacer. Algjeriani vrapon pafund, rikuperon topa, driblon dhe ka aftësinë të ndryshojë ritmin e ekipit me daljet përpara.

Së bashku me Sandro Tonalin formon një dyshe spektakolare në mesfushën e kampionëve të Italisë, ndërkohë që kontrata i përfundon në vitin 2024. 24-vjeçari përfiton aktualisht diçka më shumë se 1.6 milionë euro neto në sezon.

Drejtuesit janë gati t’i dyfishojnë pagën, por agjenti i tij kërkon 4 milionë euro neto në sezon. Në kushte të tilla, Maldini-Massara pritet të shtojnë bonuset për lojtarin dhe agjentin e tij për të mbërritur te firma e kontratës së re.

Një tjetër çështje që duhet zgjidhur është edhe klauzola, një tjetër element që e bën kompleks këtë rinovim. Palët kanë rënë dakord që në verën e vitin 2023 të aktivizohet klauzola prej 50 milionë eurosh, shumë që mund të rritet ose hiqet përfundimisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat