Kristjan Asllani pritet të bëhet shumë shpejtë zyrtarisht një lojtar i Interit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare erdhi nga Empoli në formën e huazimit me të drejtën e blerjes dhe së fundmi është zbuluar dhe klauzola për blerjen përfundimtare të tij.
Sipas raportit buxhetor të klubit zikaltër, e drejta e blerjes do të bëhet detyrim në momentin kur Interi të marri pikën e parë në kampionat që pas datës 2 shkurt 2023.
Në momentin që kjo gjë do të ndodhë, atëherë Interi do të jetë i detyruar që të blejë Asllanin përfundimisht nga Empoli dhe të jetë 100% zikaltër.