Simone Inzaghi, trajner i interit, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Sampdorias.
‘Nerazurët’ dje mundën Sampdorian, me rezultat 3-0, në kuadër të Serie A.
Zikaltërit tani futën në garën për pjesën e epërme të tabelës, derisa ata kanë siguruar edhe kualifikimin në rundin tjetër në Ligën e Kampionëve.
Tekniku italian kërkon nga të besuarit e tij që të vazhdojnë me këtë performancë edhe në duelet e ardhshme.
“Asnjë nuk duhet të ndale hapin në ketë moment. Por ky muaj tetor ka qenë perfekt për të gjithë neve”, tha Inzaghi për mediat italiane.