Barcelona po kërkon një zëvendësues për mesfushorin që ka dominuar pozicionin e tij për pjesën më të madhe të 14 sezoneve të fundit, Sergio Busquets.
Mesfushori spanjoll besohet se do të largohet nga “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezoni.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor 2023 dhe kështu, ai mund të largohet si futbollist i lirë.
Ruben Neves i Wolvesit dhe Ibrahima Sangare i PSV Eindhoven janë përmendur si opsione të mundshme për të zëvendësuar Busquetsin, ndoshta në janar.
Neves shihet si “më i mundshëm”, me Barcelonën që po shqyrton një huazim dhe opsion blerjeje të detyrueshme këtë verë për 50 milionë euro.
Megjithatë, raportet e reja kanë dalë nga Anglia se mund të ketë një emër tjetër që po shqyrtohet në zyrat e klubit katalunas
Sipas “The Sun”, Bruno Guimaraes i Newcastle United është shumë i pëlqyer nga Barcelona.
Megjithatë, shihet si thuajse e pamundur për të blerë brazilianin nga klubi anglez, që nuk ka ndonjë problem sa i përket financave.