Houssem Aouar po luan sezonin e fundit me Lyonin. Mesfushori del lojtar i lirë në verë, ai ka vendosur të mos rinovojë kontratën me klubin francez, teksa për shërbimet e tij ka interesim nga Italia dhe Spanja.
Emri i 24-vjeçarit është lidhur me një transferim te Juventusi në seksionet e mëparshme të merkatos, teksa e do edhe Jose Mourinho te Roma. “Special One” ka një simpati të madhe për qendërmesfushorin, por kujdes nga La Liga.
Real Betis është klubi tjetër që po tenton të bindë Aouar, dhe po ia del.
Shtypi spanjoll shkruan se klubi andaluzian ndodhet në bisedime intensive me agjentin e lojtarit me origjinë nga Algjeria, akordi është çështje kohë, ndërsa Mourinho duhet të piketojë një tjetër lojtar për mesfushën e tij.