Partizani përballet sot në orën 14:00 me Egnatian, e cila e ka mundur vetëm një herë, plot 18 vite më parë, që ishte edhe sfida e parë mes këtyre dy ekipeve.
Por kujdes, sepse në krye të Egnatias ka ardhur Shpëtim Duro, i cili që nga largimi nga “demat” ka bilanc pozitiv në përballjet ndaj tyre.
Në Shqipëri, pas aventurës së fundit me Partizanin, Duro ka drejtuar te Flamurtari, Kukësi e Laçi dhe numëron gjithsej 16 beteja me të kuqtë.
Bilanci flet në anën e teknikut, sepse skuadrat e tij e kanë mposhtur 7 herë Partizanin, barazuar 4 dhe janë mundur në 5 raste.