Klubi anglez, Chelses sipas ‘Inter Live’ po i afrohet transferimit të Lautaro Martinez nga skuadra ‘Nerazure’.
Menaxheri i ‘Bluve’ të Londrës, Graham Potter dëshiron ta ketë në skuadër sulmuesin argjentinas.
Interi thuhet se tashmë ka vendosur çmimin prej 90 milionë eurosh për Martinez, i cili duket se preferon transferimin në Londër.
Chelsea është e bindur se argjentinasi do të jetë lojtar ideal për të zëvendësuar Romelu Lukakun, i cili gjatë verës që lamë prapa u rikthye tek zikaltërit.
Krerët e Chelseas pritet që shumë shpejtë të nisin negociatat me Interin për transferimin e Martinez në ‘Stamford Bridge’.