Reali kërkon ta largojë në fund të sezonit!
Në fund të këtij sezoni Real Madrid dhe Eden Hazard do të ndajnë rrugët ose të paktën kështu raportojnë mediet spanjolle.
“Los Blancos” nuk do të rinovojnë me belgun, kontrata e të cilit skadon në 2024-ën.
Në vend të kësaj ata do kërkojnë ta shesin në mënyrë që edhe të shpëtojnë nga paga që duhet t’i paguajnë për një tjetër sezon, nëse nuk arrijnë ta finalizojnë qëllimin e tyre.