Berat Gjimshiti ka fituar derbin me Ardian Ismajlin dhe Nedim Bajramit, pasi Atalanta ka mundur 2-0 në transfertë Empoli-n në javën e 12-të të kampionatit italian të futbollit.
Bergamaskët janë kthyer te fitorja pas humbjes 2-0 të pësuar kundër Lazio-s fundjavën e kaluar, e para për ekipin e e Gasperini-t në këtë kampionat, dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes duke parakaluar Milan-in.
Ka qenë Hateboer që ka zhbllokuar ndeshjen në favor të miqve në minutënn e 32-të, më pas 10 minuta më mbrapa ka ardhur mrekullia e Vicario, që i ka pritur një penallti Koopmeniers, e dhënë pas një prekje të topit me dorë nga Destro në zonën e rreptësisë.
Në minutën e 59-të ka ardhur goli i sigurisë për zikaltrit i realizuar nga anglezi Lookman, i cili ka gjetur rrjetën pas një aksioni të bukur personal.