Llapi i Podujevës ka treguar lojë të madhe, duke e deklasuar me rezultat 4:1 liderin e kampionatit, Dritën e Gjilanit.
Epilogu u vendosë në 45 minutat e parë, ku llapjanët shënuan katër herë.
Është fitorja më bindëse dhe më e ëmbël gjatë këtij edicioni për Llapin.
Për Llapin shënuan Drilon Fazliu (9'), Bianor Neto (26'), Kushtrim Shabani (38'), Francisco Rivera (43’) dhe për Dritën Simonovski (17').
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është i lumtur për lojën që treguan djelmoshat e tij, sidomos për fitoren e thellë.
Pas javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës, Llapi është në vend të 6-të me 16 pikë dhe Drita kryeson me 30 sosh,