Gjilani fiton në fund, Dukagjini i Klinës mundet në fund në udhëtim.
Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 86-të, Arbnor Ramadani, me një goditje jashtë 16-shit ia ka siguruar fitoren skuadrës së Gjilanit.
Gjilani zë vendin e tretë me 22 pikë dhe Dukagjini është i teti me 12 sosh.