Tifozët e Kombëtares i gëzohen kthimit të dy mbrojtësve kuqezi

Futboll

Tifozët e Kombëtares i gëzohen kthimit të dy mbrojtësve kuqezi

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 14:59
Tifozët e Kombëtares i gëzohen kthimit të dy mbrojtësve kuqezi

Në mesditën e sotme është zhvilluar takimi mes Empolit dhe Atalantës, i mbyllur me shifrat 0-2.

Fillimisht ishte Hateboer dhe më pas Lookman që do t’i jepnin fitoren ekipit nga Bergamo. Por kjo përballje ishte edhe një derbi shqiptar.

Vërtet interesant fakti se lojtarët e Kombëtares janë aktivizuar në të njëjtën minutën, 55.

Ardian Ismajli është futur për herë të parë në fushën e lojës pas dëmtimit që pësoi me Shqipërinë në takimet e Ligës së Kombeve. Ndërkohë edhe Berat Gjimshiti po merr minutat pas dëmtimit të gjatë që kaloi së fundmi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat