Shkëndija ka luajtur baras (1:1) në Kratovë me Sileksin, në takimin e javës së 13-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Tetovarët nuk e shfrytëzuan gabimin e liderit të kampionatit Struga Trim Lum e cila barazoi si vendas, për t’i afruar me pikë.
Futbollisti Doriev (59’) shënoi për Shkëndijen dhe Obradoviq (68’) për Sileksin.
Shkëndija renditet në vend të tretë me 23 pikë, tre me pak se Struga dhe Sileksi zë pozitën e katërt me 22 sosh.