Deçiqi i Tuzit fiton vetëm një pikë dhe për të katërtën herë radhazi barazon.
Skuadra shqiptare kthehet me një pikë, duke luajtur baras (1:1) në Plevla me Rudarin, në takimin e javës së 14-të të kampionatit malazez.
Për Rudarin shënoi Taloviq (20') dhe për Deçiqin Cmiljaniq (70').
Pas javës së 14-të Sutjeska kryeson me 24 pikë por ka një ndeshje me pak, Deçiqi është i dyti me 24 dhe Rudari në të shtatin me 17 sosh.