Schalke 04 në krizë totale. “Blutë Mbretërorë” pësuan humbjen e gjashtë radhazi në Bundesligë, këtë të fundit 0-2 në “Veltins Arena” përballë Frieburgut.
Asnjë shenjë reagimi nga të besuarit e trajnerit të ri, Thomas Reis, të cilët duken të dorëzuar ende pa u mbyllur faza e parë e Bundesligës, teksa renditen të fundit me vetëm gjashtë pikë: 1 fitore dhe 3 barazime.
Golat në këtë takim u shënuan nga Griffo, në fund të pjesës së parë dhe sapo u mbush çerek ore lojë nga fraksioni i dytë (me 11-metërsh).
Freiburg e këtë sukses rikthehet në vendin e tretë me 24 pikë, një më pak se Bayerni dhe dy më shume se Dortmundi.