Milani ngec në luftë për kreun e tabelës, pesë pikë larg liderit.
Torino ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj kampionit Milani, në takimin e javës së 12-të të Serie A.
Torino arkëton tre pikë shumë të rëndësishme duke iu falënderuar golave të Djidji (35') e Miranchuk (37').
“Rossonerët” ngushtuan humbjen me golin e futbollistit Messias (67').
Napoli kryeson me 32 pikë, pasojnë Atalanta me 27, Milan me 26 etj. ndërsa Torino renditet në vend të 9-të me 17 pikë.