Vëllaznimi i Gjakovë nuk di për fitore në 12 javët e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A.
Gjakovarët fituan pikën e dytë deri me tash, duke luajtur baras (1:1) me liderin Feronikeli 74 nga Drenasi.
Grupi A
Vëllaznimi - Feronikeli 74 1:1
Drenasi - Phoniex 1.2
Trepça - A&N 3:1
Rilindja 1974 - Rahoveci 1:0
Istogu - Liria 2:0
Renditja: Feronikeli 74 kryeson me 25 pikë, pasojnë Istogu 22, Phoniex 22, Rahoveci 21, Liria 18, Drenasi 18. Rilindja 1974 17, Trepça 11, A&N 10 dhe Vëllaznimi 2 pikë.
Në javën e 13-të do të takohen: Feronikeli 74 - Phoniex, Istogu - Drenasi, Liria - Rilindja 1974, Rahoveci - Trepça dhe A&N – Vëllaznimi.