Flamurtari i Prishtinës ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Vjosës së Shtimes, në takimin e javës së 12-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Flamurtari është pesë pikë larg liderit Ulpiana e Lipjanit.
Grupi B
Flamurtari - Vjosa 2:0
Ulpiana - Kika 3:1
Arbëria - Ramiz Sadiku 1:0
Fushë Kosova - Vushtrria 1:1
2 Korriku - Vllaznia 2:0
Renditja: Ulpiana kryeson me 26 pikë, pasojnë Fushë Kosova 25, Vushtrria 22, Flamurtari 21, Vjosa 17, Kika 15, Ramiz Sadiku 10, Arbëria 10, Vllaznia 9 dhe 2 Korriku 9.
Në javën e 13-të do të takohen: Ulpiana - Fushë Kosova, Ramiz Sadiku - Vushtrria, Vjosa - Arbëria, Vllaznia - Flamurtari dhe Kika - 2 Korriku.