Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Gironas, në kuadër të javës së 12-të në La Liga.
Pas barazimit 1-1 në Santiago Bernabeu, trajneri i Girona, Michel komentoi golin e humbur të Rodrigos.
“Mendoj se ishte gol. Kështu thashë pas ndeshjes kundër Almerias. Por rregullat thonë se është faull. Na ndodhi edhe neve kundër Almerias”.
Rodrigo shënoi një gol në minutat e fundit të ndeshjes, por goli u anulua për shkak të një ndërhyrje të palejuar në portierin.