Një gol i Azirit dhe tre pikë të reja për Bashkimin!
Ka mjaftuar goli i Egzon Azirit për të konfirmuar formën momentale që po kalon Bashkimi i Kumanovës në Ligën e Tretë-Veri.
Skuadra e trajnerit Muamer Rustemi fitoi minimalisht ndeshjen e javës së 10-të kundër Rinia 98 nga Saraji, falë golit të sulmuesit kumanovar.
Skuadra e Bashkimit ruan epërsinë prej pesë pikëve ndaj BVK-së nga Konjare e Mesme e Shkupit, e cila sot fitoi FK Aerodrom me rezultat 2-0.