Het - trik i Abdullahut!

Futboll

Het - trik i Abdullahut!

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 23:51
Het - trik i Abdullahut!

Ndeshje fantastike dhe efikase janë zhvilluar sot pasdite në javën e 10-të të Ligës së Tretë-Veri. Njëra prej tyre ka qenë në Volkovë, ku mysafirët nga Luboteni, Bashkimi, kanë demoluar skuadrën vendëse me rezultat 0-8 (0-2 pjesa e parë), shkruan Open-TV.

Hat-trik në këtë ndeshje realizoi Bejtulla Abdullahu, ndërsa nga një gol shënuan: Fisnik Zejnullahu, Erkan Fetahu, Arbin Reshati, Memedali Bajrami dhe Nusret Kurti.

Pas triumfit të sotëm, Bashkimi nga Luboteni renditet në vendin e katërt me 18 pikë.

Në dy javët e ardhshme këtë skuadër si vendës e presin dy ndeshje derbi, fillimishtë me Fortunën nga Hasanbegu dhe më pas me liderin e ligës, Bashkimin e Kumanovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat