Milani u mposht në transfertë ndaj Torinos me rezultatin 2-1.
Një humbje e hidhur për kuqezinjtë e Piolit, që kanë prishur kështu ecurinë prej 17 ndeshjes pa një humbje të vetme në transfertë.
Plot 12 fitore dhe 5 barazime kishin arritur në transferuat e fundit milanistët. Kjo ishte ecuria më e gjatë pozitive që një klub kishte arritur në ndeshjet jashtë shtëpisë në 5 Ligat më të forta Europiane.
Vlen të theksohet fakti se golat për Torinon i realizuan Xhixhi dhe Mirançuk në minutat 35 dhe 37, ndërsa për Milanin golin e vetëm e realizoi Mesias.