Vedat Muriqi është sensacioni i La Ligas këtë sezon.
Futbollisti nga Kosova po i mahnit të gjithë me produktivitetin e tij. Prizrenasi i ka realizuar 6 gola deri tash në kampionatin spanjoll, duke i lënë prapa yjet si Benzema, Griezmann, Morata e Cavani
Vedat Muriqi është sensacioni i La Ligas spanjolle këtë sezon.
Sulmuesi kosovar po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij dhe me kontributin që po e jep tek Mallorca.
28 vjeçari u ble nga klubi spanjoll pasi shkëlqeu për gjashtë muaj në formë huazimi.
E klubi ishullor nuk gaboi, pasi prizrenasi po e arsyeton çdo cent të shpenzuar për kartonin e tij.
Ish-futbollisti i Fenerbahçes i ka realizuar 6 gola deri tash në La Liga nga 10 sa i ka shënuar krejt ekipi këtë edicion.
Pra, ai i ka shënuar 60 për qind të golave të ekipit.
Të fundit e realizoi në fundjavë ndaj Espanyolit, në barazimin 1:1.
Përfaqësuesi ynë gjendet vetëm prapa lojtarëve si Lewandowski, Iglesias e Joselu.
Ndërkaq, e ndan pozitën e katërt me Valverden, Vinicius Junior dhe Iago Aspas.
Ndërkohë, Muriqi i ka lënë prapa yjet si Benzema, Griezmann, Morata e Cavani, që kanë më pak gola të shënuar.