Benjamin Pavard nuk është i lumtur në Bayern Munich.
Francezi është i frustruar me mungesën e minutave në fushën e lojës dhe kjo ka rritur tensionin mes tij dhe klubit.
Sipas Florian Pettenberg, Pavard u largua i pari nga seanca stërvitore dhe nuk pati kontakt me stafin e trajnerëve.
Paralelisht me këtë prishje të marrëdhënieve është fakti se kontrata e tij skadon në verën e vitit 2024.
Nëse Bayern dëshiron të mbajë Pavardin, duhet të fillojnë negociatat para verës së ardhshme ose të vendosin për shitjen e tij para skadimit të kontratës, kur lojtari do të mund të largohej si i lirë.
Megjithatë nuk ka asnjë shenjë negociatash në horizont.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të ketë përmirësim të raporteve mes 26-vjeçarit dhe kampionëve gjermanë apo jo.