FC Prishtina 01 ka marr fitoren e radhës, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1 kampionin aktual FC Liqenin.
Djelmoshat kryeqytetas nuk e kontestuan në asnjë moment fitoren dhe me paraqitje të jashtëzakonshme arkëtuan tri pikët e radhës.
Ramadan Alaj ishte spektakolar, duke shënuar het-trik në këtë ndeshje.
Nga një gol e shtuan edhe Ari Kaqanolli dhe Fitim Krasniqi.
Kjo është fitorja e katërt me rresht për FC Prishtina 01 dhe me 12 pikë është në pjesën e epërme të renditjes.
Skuadra vetëm e ka marr formën dhe po vazhdojnë më hapa të sigurt drejt synimit kryesor.