Iturralde Gonzalez, ish-arbitër i njohur futbolli dhe kontribues i rregullt i “Cadena SER”, dha mendimin e tij në “El Larguero” për performancën e Melero López në Real Madrid-Girona. Ai raportoi se çfarë mendon Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) për veprimet e diskutueshme arbitrale në këtë takim.
“Në CKTA janë të qetë, sepse janë dakord me arbitrin në të gjitha vendimet, duke ditur se çfarë po ndodh. Shumë herë qesh kur të them se më kanë thënë një frazë, kur nisa rrugën e arbitrimit në futboll. Cila është kjo frazë? Nuk bëhesh arbitër deri sa të përplasesh me ‘autobusin e bardhë’.
Në kohën time është vërtetuar kjo gjë, vlen edhe për sot, – tha Iturralde. – Reperkusioni që ka Real Madridi në këtë vend, ju pëlqen apo jo, është diçka reale. Po flasim për skuadrën me më shumë reperkusione, larg nga e dyta”.
Ish-arbitri i La Liga Santander, gjithashtu siguron se Ancelotti mund të sanksionohet për deklaratat e tij pas ndeshjes: “Komisonet mund ta dënojnë atë, fjalët e tij janë shumë të ngjashme me atë që tha Gayá. Një trajner nuk mund të thotë se gjyqtari shpiku penallti, është shumë e rëndë. Sanksioni do të ishte nga 4 deri në 12 ndeshje”.
Ditën e sotme është bërë e ditur se Departamenti i Integritetit të RFEF ka denoncuar Ancelottin për fjalët e tij pas ndeshjes kundër Girona. “Nuk ka penallti, ai nuk luan me dorën e tij. Unë kam folur me Asension. Është e vërtetë që pozicioni është i çuditshëm, por ai nuk luan me dorën e majtë. Dhe nëse do të kishte luajtur me dorën e majtë, ajo është afër trupit. Gjyqtarët e shpikën këtë penallti, nuk mund të them gjë tjetër”, – pohoi i nervozuar trajneri italian.
Klubi i bardhë do të paraqesë pretendimet e tij dhe nëse do të ketë denim të trajnerit, i cili mund të jetë nga 4 deri në 12 ndeshje, do ta apelojë sanksionin. Real Madridi e mbylli shumë i mërzitur ndeshjen kundër Girona. Në “Bernabéu” flasin hapur për zemërimin: “Nëse kjo do t’i kishte ndodhur Barcelonës apo Atletikos…, çfarë do të thoshit”.