Stramaccioni pendohet për sherrin me Cassanon tek Interi

Futboll

Stramaccioni pendohet për sherrin me Cassanon tek Interi

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 14:08
Stramaccioni

Në një intervistë të gjatë për “Fanpage”, Andrea Stramaccioni i është rikthyer eksperiencës në stolin e Interit. Trajneri kujtoi veçanërisht sherrin me Antonio Cassanon: “Isha i ri dhe Interi nuk është një stol i lehtë për askënd. Cassano ishte një talent i madh, një kampion.

Gjashtë muajt e parë e binda presidentin ta merrte nga Milani, sepse kishte cilësi të jashtëzakonshme. Fatkeqësisht më pas u përballëm me njëri-tjetrin nga situata të jashtme. Ndoshta tani nuk do të arrija në një pikë të tillë. Antonio është instinktiv dhe do të ketë pasur arsyet e tij për të menduar në një mënyrë, ashtu si unë në një tjetër.

Ne ishim dy djem të rritur në rrugë, por këto gjëra ndodhin në futboll. Unë kam prirjen të kujtoj të mirat. Icardi? Unë jam shumë i lidhur me të. Ishte një bast i imi, Branca dhe Ausilio kur po planifikonim sezonin e ardhshëm dhe ai po shënonte për Sampdorian.

E vërteta është se nuk ia del dot lehtë në ambientin e PSG-së dhe kjo nuk i ka ndodhur vetëm Icardit. 

Nuk është një ekip, por një “All Star”. Sipas meje, Mauro nuk bëri mirë që shkoi në një ekip ku do të ishte vetëm zëvendësues i parë. Ai është lider, duhet të ketë vazhdimësi, jeton për golin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat