Messi kërkon pushim të zgjatur nga PSG para Botërorit në Katar

Futboll

Messi kërkon pushim të zgjatur nga PSG para Botërorit në Katar

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 14:12
Messi

Lionel Messi nuk do të luajë në xhiron e fundit në Ligue 1 para pushimit të Kupës së Botës. Mediat franceze zbulojnë se Messi i ka kërkuar trajnerit Christophe Galtier që ta lërë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Auxerre, të planifikuar për 13 nëntor.

PSG e pret Juventusin, nesër, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, pasuar nga dy ndeshje të tjera të ligës franceze me Lorient si mysafir dhe Auxerre në ‘Parc des Princes’.

Kjo do të thotë se Messi nuk do të luajë më në Paris para Botërorit, por vetëm në dy vizitat e mbetura, pas së cilave ai dëshiron të pushojë për dy javë që të rimbushë bateritë për ‘festivalin’ e futbollit botëror në Katar.

Argjentina është në Grupin C, ku janë të përfshira edhe Polonia, Meksika dhe Arabia Saudite.

Argjentinasit ndeshjen e parë e luajnë më 22 nëntor kundër Arabisë Saudite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat