Khvicha Kvaratskhelia e kishte një debutim përrallor në Serie A.
Futbollisti gjeorgjian i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij të jashtëzakonshme.
21 vjeçari është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit.
Në 75 ditë, futbollisti ofanziv i ka zhvilluar 1.128 minuta, njofton mediumi italian “Corriere dello Sport”.
Në këtë periudhë, futbollisti i krahut të majtë i ka realizuar 8 gola, prej tyre 6 në kampionat dhe 2 në Ligën e Kampionëve, ndërsa kontribuuar edhe me 8 asistime, prej tyre 5 në Serie A.
Sa për informatë, ai i ka lënë prapa edhe yjet e futbollit botëror me debutimin më të mirë në kampionatin italian.
Për t’i bërë ato që i bëri Kvaratskhelia, Gonzalo Higuainit i janë dashur 1.723 minuta, respektivisht 140 ditë; Cristiano Ronaldos 2.474 minuta apo 168 ditë; Zlatan Ibrahimovicit 3.585 minuta apo 259 ditë.
Në mes tyre, vlen të përmendet loja e “çmendur” që e shfaqi gjeorgjiani ndaj Liverpoolit në udhëtim.
Ja pse të gjithë flasin për fenomenin e ri të futbollit.