Bayerni favorit

Futboll

Bayerni favorit

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:26
Bayerni favorit

Goleadat e fundit në Bundesligë dhe shkërmoqja e Barcelonës në “Spotify Camp Nou” janë dëshmia më e mirë se Bajerni është kthyer në një makineri të vërtetë, e cila shtyp çdo kundërshtar, pavarësisht kompeticionit ku luan. Kimish ka luajtur rolin e regjisorit së bashku me Goreckën në realizimin e goleadave (Fraiburg, Augsburg, Barcelona dhe Mainc) të fundit.

Mesfushori gjerman në daljen për mediat në vigjilje të përballjes me italianët e Interit, e vlefshme për Champions, e ka kthyer në epiqendrën e diskutimeve formën e mirë individuale dhe të ekipit: “Jemi rikthyer në versionin më të mirë, sigurisht që edhe unë këtu kam pjesën tim pozitive të evoluimit. Të gjithë po japim më të mirën tonë në çdo ndeshje dhe kjo përveçse tregon konkurrencën, nxjerr në dukje aftësitë e vërteta të çdo lojtari. Qëllimi është i qartë, të vazhdojmë të mbajmë këtë ritëm të çmendur”, pohoi 27-vjeçari.

Joshua gjithashtu shfrytëzoi momentin për të bërë diferencimin e partneritetit në mesfushë mes Gorecka-Zabicer: “Zabi ka tiparet e një mesfushori të tërhequr i ndryshëm nga Leoni, i cili qëllimin kryesor e sheh drejt ofensivës, si një ndihmë e madhe në shërbim të repartit sulmues. Të dy kanë karakteristikat e tyre, pra një diversitet në atë çka përfaqësojnë”.

Lojtari me numër ‘6’ nuk dëshiroi ta fshihte euforinë, pas kalimit të asaj krize të çuditshme: “Askush nuk mund ta mendonte para disa javësh se Bajerni shikohej si favorit në lidhje me triumfin në Champions, por tani situata ka ndryshuar dhe jemi ne ata që të tjerët na druhen. Fitoret nuk vijnë rastësisht, aq më pak goleadat, çka nënkupton se ndodhemi në këtë gjendje falë punës në grup dhe përkushtimit”, përfundoi Kimish.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat