Xavi nuk bind

Futboll

Xavi nuk bind

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 18:01
Xavi nuk bind

Barcelona raportohet se po konsideron Mikel Arteta për rolin e trajnerit të ardhshëm të ekipit. Kjo vjen pas rritjes së presionit ndaj Xavi Hernandez pas daljes nga Champions League javën e kaluar. Ish-ndihmësi i Guardiola-s, Arteta, po shkëlqen këtë sezon në Emirates.

Ai e ka udhëhequr Arsenalin në krye të renditjes së Premier League. Dhe Sport pretendon se drejtuesit e Barcelona-s po e ndjekin Arteta-n pasi kanë mbetur të befasuar nga puna e tij.

Trajneri aktual në Nou Camp, Xavi është në qendër të vëmendjes dhe në diskutim pasi një eliminimi të papritur dhe të parakohshëm të Barçës nga kompeticioni europian më i rëndësishëm për klube.

Është llogaritur se largimi i hershëm do t’i kushtojë Barcelona-s të paktën 20 milionë sterlina, plus shpërblime të tjera ekonomike që do të kishin ardhur në fazat e mëtejshme të kompeticonit.

Dhe tani do të ketë më shumë presion mbi Xavi për të marrë rezultate në kampionat, me blaugranat që janë një pikë mbrapa kryesuesve të Real Madrid. Megjithatë, drejtuesit e klubit ende po e mbështesin ish-mesfushorin.

Arteta shihet si një opsion i ardhshëm nëse një ndryshim bëhet i nevojshëm. Ky është një lajm i mirë për Arsenal-in, që shpreson se ish-lojtari i tyre mund të sjellë titullin e parë të Premier League që nga 2004.

Sa i përket Xavit, ai pranon se është plotësisht i vetëdijshëm për pasojat nëse nuk arrin të fitojë trofe pas yjeve të  marrë gjatë merkatos së verës, përfshirë Robert Lewandowski dhe Raphinha.

Ai tha: “Me përpjekjet e bëra nga klubi dhe skuadra, ne duhet të garojmë për trofe. Dhe nëse nuk fitojmë, siç tha presidenti, do të ketë pasoja, duke filluar nga unë. Nëse nuk fitojmë, do të vijë një trajner tjetër. Por unë do të jap gjithçka që kjo të funksionojë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat