FC Kosova dhe shqiptarët e Dusseldorfit, me një gjest shembullor, ja kujt do t’i ndërtojnë shtëpi në Kosovë

Futboll

FC Kosova dhe shqiptarët e Dusseldorfit, me një gjest shembullor, ja kujt do t’i ndërtojnë shtëpi në Kosovë

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 19:18
Kështu duket shtëpia e Azem Malokut

Klubi i futbollit Kosova Dusseldorfit, me presidentin e klubit, Bujar Neziri dhe kryesia e këtij kolektivi, kanë marrë një iniciativë shembullore.

Siç bëhet e ditur nga drejtuesit e klubit, kanë marrë vendim që ta ndihmojnë në ndërtimin e shtëpisë së Azem Malokut nga Neredimja e Ferizajt, që po jeton në kushte tepër të rënda. 

“Traditat e fisnikërisë, bujarisë, solidaritetit e humanitetit tek shqiptarët nuk kanë munguar kurrë.

Klubi futbollistik Kosova e Düsseldorfit në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Diasporë e veçanërisht në Düsseldorf të Gjermanisë kanë marrë një aksion humanitar për ndërtimin e një shtëpie në Nerodime të epërme ku në këtë shtëpi pothuajse të pabanuar e vjetruar skajshmërisht me vite të tëra, banojnë Hajredin F. Maloku me bashkëshorten dhe djalin.

Aty banon edhe Azem F. Maloku vëllau i Hajredinit që nuk ndihet mirë nga shëndeti”, njofton mes të tjera në faqen e ”Nerodime 05".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat